LAJMI I FUNDIT:

Planet e Shpejtim Bulliqit për Podujevën

Planet e Shpejtim Bulliqit për Podujevën
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, derisa ka prezantuar plan-programin qeverisës ka kritikuar qeverisjen e deritanishme të LDK-së.

Ai tha se në Podujevë pas datës 29 nëntor do të qeverisë me ekzekutivin lokal ndërsa premtoi se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Podujevës, jo vetëm i një partie të caktuar.


“Ne si subjekt politik kemi përgatitë një plan qeverisës për komunën e tonë, i cili është modest por i prek të gjitha shtyllat kryesore. Unë besoj dhe premtoj që pas datës 29 do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Podujevës. Jo atyre, që dikujt i bëhet rruga me asfalt e dikujt me zhavorr, e dikujt nuk i bëhet fare”, tha Shpejtim Bulliqi në “Debat pernime”.

Kandidati i Vetëvendosjes premtoi përmirësim edhe të administratës, arsim cilësor e depolitizim të tij.

“Do të kemi një administratë publike profesionale, e paanshme dhe e përgjegjshme, me kod etik e që respekton procedurat. Do të angazhohemi për një arsim cilësor, në shërbim të zhvillimit dhe rekrutim të personelit mbi baza profesionale”, tha tutje Bulliqi.

Bulliqi tha se në qeverisjen e tij nuk do të shkarkohen drejtorët e shëndetësisë, ndërsa tha se ka plane për mbështetje të sektorit të bujqësisë.

“Mbështetje për fermerët dhe për zhvillimin e prodhimit bujqësor. Mbështetje bizneseve për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, shërbime shëndetësore me rend dhe rregull. Jo çfarë po ndodh sot në komunën tonë, disa krejt bota është ngritë në këmbë për pandeminë ne shkarkojmë drejtoret e shëndetësisë”, tha kandidati i LLVV-së, Shpejtim Bulliqi.

“Planifikim urban dhe infrastrukturë bashkëkohore, politika ambientale dhe zgjerim të hapësirave të gjelbra, jo siç po veprohet. Kulturë dhe sport. Krejt këto do t’i bëjmë me qytetarët e Llapit, ndryshimi do të vijë pas datës 19 gradualisht”, tha ai.

Zgjedhjet lokale për Komunën e Podujevës do të mbahen të dielën më 29 nëntor. Për të parin e kësaj komune kandidojnë, Naim Fetahu nga PDK, Shpejtim Bulliqi nga LVV e Nexhmi Rudari nga LDK./kallxo.com

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori