Në fillim të kësaj jave një zyrtar policor, plagosi me armë zyrtare të afërmin e tij e që sipas hetimeve preliminare dyshohet se ishte aksidentale. Për të evituar të tilla raste, po kërkohet zgjatja e shkollimit të policëve e trajnimet e vazhdueshme.
Derisa po bëhej gati për punë, polici i gjeneratës së fundit Fatjon Hoti, me armë zyrtare plagosi tezakun e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.
Por ky nuk është rasti i vetëm kur zyrtarët policorë aksidentalisht qëllojnë me armë, e ku nuk kanë munguar edhe rastet me fatalitet.
Një i tillë kishte ndodhur në shkurt të 2022, ku polici Fatlum Mehmeti, në një ndejë me kolegë të tij në Zllatar të Prishtinës, e kishte privuar nga jeta policin Lirim Haxholli.
E ish-drejtori i Akademisë Policore, Hajrullah Tërnava, po kërkon që të rikthehet shkolla policore që ka qenë në kohën e ish-Jugosllavisë ku parashihet që policët të vijojnë mësimin 4 vite.
“Gjithherë e ka pas instruktorin, i cili e ka përgatit edhe e ka mësu për armë, qysh mbushet arma, qysh duhet me bartë armën, qysh zbrazet, qysh përdoret në rast shënjestrimit edhe përgatitjeve që i kanë pasë nëpër poligone të ndryshme. Kanë pas poligon edhe në vetë akademinë, por edhe kemi bërë stërvitje që i kemi detyru në vit një kohë të konsiderueshme me kalu edhe në stërvitje në vendet malore”, tha Tërnava, për tëvë1.
Sipas tij kjo është e efektshme për shkak se një praktikë të njëjtë e përdorin edhe shtetet e Bashkimit Evropian.
“Akademitë policore në shtetet e Evropës, BE-së ku na po tentojmë me udhëtu edhe mu bë anëtare e rregullt, i kanë akademitë policore 3-vjeçare etj., që përgatitet ajo polici që me i mbulu ato institucione shtetërore dhe me i jetësu ato ligje dhe kushtetutën e atyre shteteve në përpikëri pa ekscese pa raste të rënda”, tha Tërnava.
Hartuesi i Ligjit për Policinë, Nuredin Ibishi, po kërkon që edhe pas pranimit të policëve të rinj, ata t’u nënshtrohen vazhdimisht trajnimeve të ndryshme.
“Përdorimi i armës si mjet i fundit i skajshëm gjithsesi duhet me iu nënshtru procedurave të trajnimit por edhe certifikimit dhe kjo e bën të domosdoshme jo vetëm një periudhë kohore. Ai duhet në periudha të caktuara kohore të ricertifikohet me qëllim pra shërbimi gjegjësisht vetë mbikëqyrja të bindet se zyrtari policor ka marrë trajnimet e duhura”, tha Ibishi.
Tëvë1 ka kërkuar statistika nga Inspektorati Policor i Kosovës se sa është numri i zyrtarëve që kanë kryer një vepër të tillë, mirëpo përgjigje nuk ka pasur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Vdes në QKUK grabitësi serb që ishte plagosur gjatë plaçkitjes së armatosur në Veternik

“Shokohet” Abdixhiku pas publikimit të videos ku Kurti ra pre e komedianëve rusë

“Ti mi ke mbyt fëmijët”, dëshmitari akuzon Lushtakun, ky i fundit thotë që s’e ka njohur deri në gjykimin e rastit “Drenica”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?