Një person kishte kërkuar kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Drenas pasi i njëjti kishte marr plagë në këmbë, dyshohet nga arma e zjarrit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00, në Drenas.


Tutje bëhet e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

“Viktima mashkull kosovar kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF Drenas pasi i njëjti kishte marr plage në këmbë dyshohet nga arma e zjarrit nga një person i panjohur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të cilin rast është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në raport.

Ndërkaq, viktima më pas është dërguar në QKUK për vazhdim të tretmanit mjekësor. /Telegrafi/