LAJMI I FUNDIT:

Plagosja në Elbasan për çështje borxhesh, autori i dënuar për vrasje

Plagosja në Elbasan për çështje borxhesh, autori i dënuar për vrasje

“C’est la vie” apo “Kështu e ka jeta”. Kështu quhej lokali në afërsi të Pallatit të Sportit në Elbasan ku pasditen e së premtes rreth orës 17.20 gjëmuan të shtënat e armëve. 3 persona u plagosën mes të cilëve edhe pronari i lokalit, Fevzi Ago.

Të plagosurit e tjerë janë Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi. Nga të plagosurit vetëm Astrit Cërriku, paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve nga spitali ai ka marrë 6 plumba në këmbë dhe ka gjithsej 11 plagë. Dy të tjerët, njëri është plagosur në këmbë dhe tjetri në syrin e majtë, pasi dyshohet se e kanë goditur me qytën e pistoletës. Burime policore thanë se të plagosurit kishin marrë para borxh dhe dyshohet se një grup tjetër ka ardhur nga jashtë Elbasanit për të bërë presion.

Dëshmitarë okularë thanë se përpara krismave ishin dëgjuar debate të forta mes 2 grupeve. Policia thotë se i ka identifikuar autorët. Në media qarkullon emri i G.F. një person i dënuar për vrasje./lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori