LAJMI I FUNDIT:

Plagoset aksidentalisht në vendin e punës nga kolegu i tij, policia e Pejës jep detaje

Plagoset aksidentalisht në vendin e punës nga kolegu i tij, policia e Pejës jep detaje
Foto: Ilustrim

Një plagosje ka ndodhur sot në një fshat të Pejës. Policia ka bërë të ditur se janë njoftuar nga Spitali i Pejës se kanë pranuar një person të plagosur.

“Sot rreth orës 08:00 policia nga Spitali Rajonal i Pejës, është njoftuar se kanë pranuar një person të plagosur nga arma e zjarrit. Menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ,viktima është plagosur në këmbën e djathtë personeli mjekësor ka intervenuar dhe është i ndalur në spital për tretman mjekësor”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i policisë Fadil Gashi.


Gashi ka shtuar se i dyshuari i rastit është vet paraqitur në stacionin policor dhe e ka sjell dhe dorëzuar armën me të cilën është kryer vepra.

“Sipas viktimës dhe të dyshuarit të cilët janë shokë në mes vete, plagosja ka ndodh aksidentalisht në vendin e punës ku ata punojnë. Në vendin e ngjarjes është gjet gëzhoja e armës dhe është konfiskuar arma. I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, ka thënë Gashi.

Viktima është duke marr tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë. /Telegrafi/