LAJMI I FUNDIT:

Plaçkitje në një pompë benzini në Prilep

Plaçkitje në një pompë benzini në Prilep

Mbrëmë rreth orës 03:00 pas mesnate, persona të maskuar kanë plaçkitur një pompë të benzinës në lagjen Varosh të Prilepit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Plaçkitësit me kërcënim me thikë, nga dy të punësuarit kanë kërkuar para dhe më pas i kanë mbyllur në toalet. Pastaj nga zyra e punës e kanë marrë fitimin ditor dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes, kumtojnë nga policia.


Janë marrë masa për qartësimin e rastit dhe gjetjen e plaçkitësve. /Telegrafi/