LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtari serb i FSK-së, që keqpërdori seksualisht të miturën, u sulmua fizikisht nga familja e viktimës

Pjesëtari serb i FSK-së, që keqpërdori seksualisht të miturën, u sulmua fizikisht nga familja e viktimës
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për pjesëtarin e FSK-së të komunitetit serb, që dyshohet se keqpërdori seksualisht një vajzë 15-vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur në Kllokot dhe të dy i takojnë nacionalitetit serb.


Në raportin 24 orësh thuhet se i dyshuari është zënë në flagrancë nga familjarët e viktimës me ç’rast është sulmuar fizikisht dhe i është dëmtuar vetura, përcjell Telegrafi.

Ndalohet një pjesëtar i FSK-së për keqpërdorim seksual të një 15-vjeçareje
Lexo po ashtu Ndalohet një pjesëtar i FSK-së për keqpërdorim seksual të një 15-vjeçareje

“Pas hetimeve të zhvilluara nga Policia  është arrestuar i dyshuari mashkull K/serb, i  cili në veturën e tije me tabela vendore, kishte keqpërdorur seksualisht  viktimën moshë e mitur  femër K/serbe. I dyshuari është takuar në flagrancë nga familjarët e viktimës me ç’rast është sulmuar fizikisht dhe i është dëmtuar vetura”, thuhet në raportin e Policisë.

“I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. Sulmi fizik dhe dëmtimi i veturës , është raportuar dhe proceduar me datë, 07.02.2019”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori