Komuna e Prizrenit të premten ka organizuar konsultimin publik për përmbajtjen e Projekt-Planit Lokal të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Barazi Gjinore 2024-2026.
Numri i qytetarëve të pranishëm në këtë takim ka qenë tejet i ulët, raporton Telegrafi.
Madje Bashkim Rakaj nga Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka theksuar se është shqetësuese prezenca jo e kënaqshme e qytetarëve në këtë konsultim publik. Megjithëkëtë ai ka shtuar se palët mund ti adresojnë vërejtjet e tyre edhe në formë elektronike.
“DPMS është zotuar dhe zotohet se do ta mbështesë fuqishëm Mekanizimin koordinues lokal kundër dhunës në familje, duke tentuar që të mbështesim viktimat e dhunës në familje dhe rasteve tjera të dhunës që janë shqetësuese në komunën tonë”, ka thënë Rakaj, duke ofruar mbështetjen e këtij dikasteri për zbatimin e Planit lokal të veprimit.
Udhëheqësja e Mekanizmit koordinues lokal kundër dhunës në familje, Kumrije Bytyqi ka bërë të ditur se ky plan mbështetet në tri fusha të veprimit, si vetëdijesimi dhe parandalimi, pastaj mbrojtja dhe koordinimi, dhe fuqizimi ekonomik, rehabilitimi dhe riintegrimi.
“Plani lokal i veprimit kundër Dhunës në Familje për Komunën e Prizrenit, synon të punojë në parandalimin e DHF, DHG dhe DHBGJ dhe ngritjen e vetëdijes tek komuniteti për aspektet negative të këtij fenomeni; të përmirësojë sistemin e grumbullimit dhe shkëmbimit të të dhënave në mes të akterëve relevant; të fuqizojë mekanizmat për reagim sa më të shpejtë ndaj rasteve të DHF, DHG dhe DHBGJ dhe të përmirësojë koordinimin në mes anëtarëve të grupit gjatë menaxhimit të rasteve; dhe të bëjë avokim dhe monitorim të zbatimit të politikave si dhe të sugjerojë ndryshime bazuar në përvojat më të mira nga terreni”, ka deklaruar Bytyqi.
Koordinatore e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, Mybexhele Zhuri ka theksuar se ky plan është një dokument strategjik, i cili është krijuar nga mekanizmat komunal për të trajtuar dhe parandaluar dhunën në familje në mënyrë më efektive dhe gjithëpërfshirëse, raporton Telegrafi.
Ndërkaq aktivistja e shoqërisë civile Tringa Kasemi ka kërkuar nga organet komunale që të ndahet buxheti në bazë të kostove të parapara në Planin lokal të veprimit.
Ky dokument do të jetë në konsultim publik deri më datën 15 nëntor 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria e Prizrenit dhe gjyqtarët shqyrtojnë rastet e dhunës në familje dhe bashkëpunimin institucional
Komuna e Prizrenit investon 80 mijë euro për krijimin e kushteve më të mira për Drejtorinë e Urbanizmit
Marrëdhënia e ndërlikuar mes artit e politikës shqyrtohet në Prizren
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Përfundon ndërtimi i bypassit në kanalin e dëmtuar të Ibër-Lepencit
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar
Shpërthim i fuqishëm në Hagë, katër të vdekur dhe shumë të zhdukur
"Ma kanë sjell por nuk dua të kthehem", deklarata e Arionit që la dyshime se produksioni ia ka ndërruar biletën e kthimit pas eliminimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Ana merr mbështetje masive online pas sulmeve dhe dramave në Big Brother VIP Kosova
“Produksion i pisët” - Ana reagon në Instagram pas videos së ish-të dashurit
Lideri rebel sirian jep intervistën e parë - zbulon qëllimin dhe strategjinë për rrëzimin e Assadit
Pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj Thaçit nga Specialja, reagon Krasniqi
Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës, Bislimi: Kemi dëshmi për komunikimet përpara dhe ndoshta pas sulmit
Arteta i thotë ylli të Arsenalit se është i lirë të largohet qysh në janar