Në shumë vende të Bashkimit Evropian është tejkaluar përqindja e pjesëmarrjes në votimet e para pesë vitesh.
Në Francë sipas vlerësimeve të para, deri në mesditë kanë votuar 19.26 për qind e zgjedhësve, kumtoi Ministria e Brendshme në Paris. Në vitin 2014 përqindja e votimit deri në mesditë ishte vetëm 15.70%, ndërsa me 2009 rreth 14.8 për qind.
Në Hungari dhe në Sllovaki kanë votuar deri në mesditë madje më shumë votues se në zgjedhjet nacionale. Në Hungari kanë votuar deri në ora 11:00, rreth 17.2 për qind. Para pesë vitesh në të njëjtën kohë kishin votuar 11.5 për qind. Ekspertët thonë se në këtë vend janë mobilizuar më së shumti zgjedhësit në zonat rurale.
Në Sllovaki kanë votuar, sipas prognozave të deritanishme rreth 20 për qind. Kjo është përqindja më e lartë deri tani, krahasuar me të gjitha vendet tjera të BE.
Edh në Rumani është tejkaluar dukshëm niveli i numrit të zgjedhësve që kanë votuar para pesë vitesh. Deri në mesditë kanë votuar atje 19.75 për qind e rumunëve, ndërsa me 2014 ishin në të njëjtën periudhë kohore vetëm 12.4 për qind e zgjedhësve që kishin shfrytëzuar këtë të drejtë. Përqindje më e madhe në votime është shënuar edhe në Letoni, Maltë dhe shumë vende të tjera.
Prognozat e para për pjesëmarrje në votimet në Gjermani do të publikohen në 15:30, por sipas sondazheve të deritanishme, edhe në këtë vend janë tejkaluar shifrat e zgjedhjeve të kaluara. Prognozat e para për rezultatet në Gjermani do të publikohen në ora 18:00, ndërsa në ora 23:00 priten prognozat e para për të gjitha vendet e BE-së.
Të drejtën e votën kanë sot më shumë se 400 milionë banorë të 28 shteteve të BE-së. Zgjedhjet kanë filluar me 23 maj dhe do të përfundojnë sonte. /DW/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi
Politikania gjermane sulmohet në bibliotekë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve
Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit
Para dhe pas përmbytjeve në Brazil, imazhet satelitore tregojnë pasojat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?