Pjesë e parë me ritëm – Liverpooli në epërsi ndaj Crystal Palace në finalen e Community Shield

Liverpooli po udhëheq me rezultat 2-1 pas pjesës së parë në finale të Community Shield ndaj Crystal Palace.
Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht ‘Të Kuqtë’, të cilët realizuan për 1-0 në minutën e katërt përmes Hugo Ekitike.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, Palace ia doli që të fitojë një penallti në minutën e 17-të si rezultat i një ndërhyrje të palejueshme nga Virgil Van Dijk.
I saktë nga pika e bardhë u tregua Jean-Philippe Mateta i cili realizoi për 1-1 duke e mposhtur Alissonin.
Sidoqoftë, gëzimi i Palace nuk zgjati edhe aq shumë, pasi Liverpooli realizoi sërish për ta rikthyer epërsinë.
Në tentim për të dërguar një krosim në zonë, Jeremie Frimpong (21’) ia doli ta çojë topin direkt në rrjetë për rezultatin 2-1.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë, nëse Liverpooli do ta thellojë më shumë epërsinë apo Palace do ta vendos sërish baraspeshën./Telegrafi/


















































