Ish-futbollisti i njohur Robert Gjeraj, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit.

Gjeraj mes tjerash ka folur edhe për periudhën sa ishte pjesë e Besës së Pejës, më saktë për gjeneratën e artë të saj dhe për dominimin e tyre në futbollin kosovar.


“Besa ka qenë, ajo gjeneratë 2003-2006 ka qenë mund të them tash nëse kishte me qenë ajo gjeneratë, kishte kaluar pa problem edhe ajo do kishte shkuar në grupe”.

“Aty e kam kuptuar tamam futbollin se si duhet të luajë, si duhet të pozicionohem, çfarë duhet të bëjë, kur nuk duhet të ngutesh”.

“Më kanë pritur jashtëzakonisht mirë. Mensur Duraku ka qenë një ndër lojtarët që më ka pritë mua më së miri, që jam shoqëruar shumë pastaj me të”.

“Ka qenë rivaliteti shumë i madh. Prishtina ka qenë e fortë, Trepça 89’ ka qenë e fortë, Flamurtari ka qenë i fortë me Armando Cungun, Amir Grima. Ka qenë konkurrenca shumë e madhe”, ka thënë Gjeraj.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  Patos  ,  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app