LAJMI I FUNDIT:

Pite nga buka bajat: Shumë e shijshme, do të kurseni dhe do ta shijojë e gjithë familja!

Pite nga buka bajat: Shumë e shijshme, do të kurseni dhe do ta shijojë e gjithë familja!

Nëse nuk dini çfarë të bëni me bukën bajat, gatuani këtë pite të mrekullueshme e cila do ta kënaqë gjithë familjen

Përbërësit:


– 600 g bukë bajat;
– 400 ml jogurt;
– 400 ml ajkë;
– 4 vezë;
– 150 g proshutë;
– 150 g kaçkavall;
– kripë sipas shije;
– susam sipas shijes;
– 20 g gjalpë.

Përgatitja:

Bukën priteni në kube. Në fund të një enë për pjekje qitni pa vaj ulliri apo gjalpë, pastaj radhisni gjysmën e bukës së prerë.

Tundni ajkën, jogurtin dhe vezët, qitni kripë sipas shijes dhe njomeni gjysmën e mbetur të shtesës. Sipër radhisni proshutën e grirë imët, pastaj kaçkavallin.

Pjesën e mbetur të bukës qiteni sipër dhe hidhjani pjesën e mbetur të shtesës.

Me kujdes përzieni me pirun shtesën në bukë që të shkrihet mirë. Lëreni të qëndrojë rreth gjysmë ore që buka të bashkohet me shtesën.

Qitni susamin dhe me thikë grijeni gjalpin sipër pites.

Piqeni në furrën e nxehur në 200 gradë, derisa të marrë ngjyrë të gështenjtë.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.