LAJMI I FUNDIT:

Pistoletë, pushkë gjuetie, fishekë e antiplumba – Policia i gjen në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit për vrasjen në Podujevë

Pistoletë, pushkë gjuetie, fishekë e antiplumba – Policia i gjen në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit për vrasjen në Podujevë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin tragjik që ndodhi ditën e hënë në Podujevë, ku një person u vra, ndërkaq gruaja e tij mbeti e plagosur.  

Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se policia ka arritur të arrestojë një person të dyshuar, ndërsa i dyshuari tjetër është ende në arratisje.


Gjithashtu në raport thuhet se policia ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të arrestuar ku kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe 62 fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, 20, dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja.

“Lidhur me rastin, pas pranimit të informatave për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore dhe ekipi i emergjencës kanë vazhduar në lokacionin e cekur me ç’rast në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull kosovar ishte pa shenja jete, ndërsa viktimës femër pasi i është dhënë ndihma mjekësore është dërguar për hospitalizim në QKUK.

Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës së lartcekur bashkë me të dyshuarin i cili dyshohet se kishte kryer vrasjen dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Po ashtu lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të  personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas raportit bëhet e ditur se me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën procedurë hetimore”, thuhet ndër të tjera në raport të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Siguri
Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Politikë
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Lajme
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Lajme
Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Lajme
Kalo në kategori