LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen në Podujevë – tjetri në arrati

Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen në Podujevë – tjetri në arrati

Është arrestuar një person i dyshuar për vrasjen që ndodhi ditën e hënë në Podujevë, ku në vendin e ngjarjes mbeti e plagosur edhe një grua.

I arrestuari i dyshuar për kryerjen e vrasjes është A.S, kurse një i dyshuar tjetër gjendet në arrati.


Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj konfirmoi për Telegrafin se kanë lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një personi të dyshuar.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një personi të dyshuar, n╒ rastin e vrasjes së rëndë në Podujevë”, deklaroi ajo.

Ndërsa, nga Policia kanë konfirmuar se kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku edhe kanë sekuestruar disa armë e municion.

“Po ashtu lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati”, ka njoftuar Policia.

Ndryshe, një 30 vjeçar ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur të hënën në mesditë në Podujevë.

Rastin tragjik e ka konfirmuar Policia e Kosovës, gjersa motivet e rastit ende nuk dihen.

“Rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”, ka njoftuar të hënën zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Pas ngjarjes së rëndë në Podujevë, Telegrafi mësoi se i vrari është V.B i njohur me nofkën “Dhija”. Sipas të njëjta burimeve, e plagosur në këtë ngjarje ka mbetur gruaja e viktimës.

Ndërkaq, në momentin e të shtënave ndaj çiftit prezent kishte qenë edhe një fëmijë i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori