LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 30 vjeçarit në Podujevë dhe plagosja e gruas – gjithçka që dihet deri tani

Vrasja e 30 vjeçarit në Podujevë dhe plagosja e gruas – gjithçka që dihet deri tani

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur të hënën në mesditë në Podujevë.

Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, gjersa motivet e rastit ende nuk dihen.


“Rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”, ka njoftuar të hënën zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Nga Policia kanë deklaruar se po vijojnë punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.

Pas ngjarjes së rëndë në Podujevë, Telegrafi mësoi se i vrari është V.B i njohur me nofkën “Dhija”. Sipas të njëjta burimeve, e plagosur në këtë ngjarje ka mbetur gruaja e viktimës.

Rasti tragjik në Podujevë, e plagosur ka mbetur gruaja e viktimës
Lexo po ashtu Rasti tragjik në Podujevë, e plagosur ka mbetur gruaja e viktimës

Ndërkaq, në momentin e të shtënave ndaj çiftit prezent kishte qenë edhe një fëmijë i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Por, si ndodhi ngjarja?

Motivet në lidhje me rastin ende nuk dihen, teksa xhaxhai i viktimës thotë se i njëjti nuk kishte probleme më herët.

“Kanë qenë në mëngjes tek unë, kemi pi kafe me të dhe gruan e tij, më vonë shkuam te shtëpia e tij, më thirrën të shkoj të blej harq për shtëpi, unë dola deri në qytet. Nuk e di për çka u kon vrasja, nuk na ka tregu që ka pas me dikë problem. Allahu e di qysh do të kryhen këto raste, nuk kanë pas probleme më herët, edhe bashkëshortja është e familjes së mirë, edhe atë e kanë rrok plumbat, djali 4-vjeçar ka qenë afër tyre në momentin e ngjarjes”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, xhaxhai i viktimës.

E për rastin ka folur edhe Arben Beqiri, shef i emergjencës në Podujevë.

“Një vrasje dhe një plagosje ka ndodhur sot. Personi ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e armës së zjarrit. Ndërkaq e plagosura është dërguar për tretman në QKUK. E njëjta gjendjen e ka pasur stabile”, ka deklaruar Beqiri për Telegrafin.

E Bedri Hyseni nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka njoftuar se viktima e plagosur në Podujevë po merr trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ndërsa, lidhur me 30 vjeçarin që ka ndërruar jetë, tha se në vendin e ngjarjes e kishin gjetur pa shenja jete.

Hyseni tha se viktima që ka ndërruar jetë ka pasur plagë me armë zjarri.

“Në momentin kur kemi arrit në vend të ngjarjes, personi që ka qenë i shtrirë me gjakderdhje prej koke ka pas plagë me armë zjarri, ka qenë pa shenja jete. Ndërsa personi tjetër, femër, është plagosur me armë zjarri në bark në anën majtë, këtë e kemi dërguar me shpejtësi në Prishtinë, me shenja jetë, momentalisht është në gjendje të rregullt, vazhdon trajtimi atje”, tha ai për kp. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori