Pisa rikthehet në Serie A pas 34 vjetësh, ekipi i Inzaghit bën historinë

Pisa do të luajë sërish në Serie A sezonin e ardhshëm, për herë të parë pas 34 vjetësh. Ekipi i drejtuar nga Filippo Inzaghi siguroi matematikisht rikthimin nga Serie B të dielën.
Edhe pse Pisa u mposht 1-0 nga Bari, ngjitja u vulos falë humbjes së rivalit më të afërt, Spezia, që u mund 2-1 nga Reggiana.
Pisa tani ka 9 pikë më shumë se Spezia, ndërsa kanë mbetur vetëm dy xhiro deri në fund të kampionatit.
Pisa do t’i bashkohet Sassuolos sezonin e ardhshëm në elitë, pasi kjo e fundit kishte siguruar rikthimin në Serie A në mes të prillit.
Spezia, ndërkohë, do të luajë në fazën ‘play-off’ për vendin e fundit që siguron promovimin. Filippo Inzaghi, ish-sulmuesi i Milanit dhe Juventusit, po udhëheq Pisën në moshën 51-vjeçare.
Ndërsa vëllai i tij më i vogël, Simone Inzaghi (49), është trajneri i kampionit aktual të Italisë, Interit.
Sassuolo siguroi kthimin në Serie A një vit pasi kishte rënë nga elita. /Telegrafi/

















































