Ka shumë studime që pretendojnë se ulja e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës mund të bëhet me anë të konsumit të çajit.
Njëri prej studimeve, gjithashtu edhe më i madhi në rang pjesëmarrësish, zbuloi se ata që konsumonin më shumë se tre filxhanë çaj në javë kishin një rrezik 20 për qind më të ulët të sulmit në zemër. Dhe kjo në krahasim me njerëzit që pinë më pak se tre filxhanë në javë.
Pse çaji është kaq i mirë për zemrën tuaj?

Për të kuptuar pse konsumi i çaji mund të jetë i mirë për zemrën, duhet të kuptoni fillimisht se si presioni i gjakut ndikon në shëndetin e zemrës tuaj.
Presioni i lartë i gjakut, i quajtur hipertension, dëmton muret e arterieve duke i bërë ato të ngurta dhe duke çuar edhe në bllokime.
Sa më i lartë të jetë presioni i gjakut, aq më shumë jeni të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.
Kur enët e gjakut nuk janë aq elastike sa duhet, rrjedhja e gjakut dhe oksigjenit në zemrën tuaj zvogëlohet, duke çuar në dhimbje gjoksi dhe sulm në zemër.
Çaji dhe përbërësit e tij si polifenolet, luajnë një rol në relaksimin e arterieve duke zvogëluar inflamacionin dhe duke zgjeruar enët e gjakut.
Çaji gjithashtu mund të ulë ndjeshëm nivelet e kolesterolit “të keq”, që mund të mblidhet në arterie dhe të formojë pllaka.
Çaji i gjelbër është një ndër çajet që përmban plot polifenole dhe katekina, dy përbërje antioksiduese të njohura për vetitë e tyre anti-inflamatore.
Ndërsa çaji i zi ka treguar se mund të ulë nivelet e triglicerideve, për shkak të polifenoleve që gjenden në të.
Duhet të dini se çajet bimorë ofrojnë një mori polifenolesh, të cilat japin përfitime të shumta për shëndetin tuaj.
Prandaj konsumi i rregullt i çajit jo vetëm që mbron shëndetin e zemrës dhe parandalon probleme të ndryshme, por iu jep edhe përftime të tjera shëndetësore. /AgroWeb/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çdo ditë bëni këtë gabim derisa i lani dhëmbët, prandaj ju bëhen të verdhë!

Si e përballon stresin grupi juaj i gjakut: Qe sa është niveli juaj i hormonit të stresit

Artikujt të cilët nuk bën t’i konsumoni bashkë: Fryrja dhe gazrat janë vetëm fillim i problemeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë