LAJMI I FUNDIT:

Këto çaje shkrijnë yndyrën dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

Këto çaje shkrijnë yndyrën dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
(Foto: HMPS)

Nuk mund të mohohet se ka diçka qetësuese në një filxhan çaji. Megjithatë, kjo pije bën shumë më tepër sesa thjesht relaksim.

Shijimi i çajit mund të sjellë përfitime të mundshme shëndetësore dhe madje të ndihmojë në humbjen e peshës. Duhet të dini se asnjë çaj nuk do të sigurojë që të humbni kilogramët e padëshiruar brenda natës, por mund të jetë një shtesë e shkëlqyer për dietën tuaj dhe rutinën e fitnesit.


“Asnjë çaj nuk është një plumb magjik, por një mënyrë për të përfituar sa më shumë nga çaji është të pini një filxhan menjëherë pas ushqimit. Kjo do t’i sinjalizojë mendjes dhe trupit se vakti ka mbaruar”, ka thënë dietologia Liz Sasso-Karelitsky.

(Foto: Fusion Teas)

Çaji është gjithashtu i shkëlqyeshëm për hidratimin e trupit. Kur jeni të dehidratuar, mund të dëshironi diçka të ëmbël, kur në fakt jeni thjesht të etur.

Pija e ngrohtë që ‘djeg’ yndyrën e rrezikshme të trupit gjatë gjumit
Lexo po ashtu Pija e ngrohtë që ‘djeg’ yndyrën e rrezikshme të trupit gjatë gjumit

“Konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve mund t’i ndihmojë gjithashtu qelizat tuaja të komunikojnë më mirë, gjë që inkurajon trupin të bëjë punë shtesë për ta shpejtuar paksa metabolizmin tuaj. Përveç kësaj, çajet bimore mund t’ju ndihmojnë të bini në gjumë dhe kështu të kontribuojnë në humbjen e peshës, pasi pushimi i mjaftueshëm mund të jetë faktori kryesor në këtë proces”, ka shpjeguar ajo.

(Foto: Verywell Fit)

Pavarësisht nga temperatura e çajit, përfitimet e tij janë të njëjta, që do të thotë se mund ta pini të nxehtë ose të ftohtë. Sidoqoftë, shmangni shtimin e sheqerit ose ëmbëltuesve artificialë në filxhanin tuaj të çajit.

Këto çaje janë aleatët më të mirë në përshpejtimin e metabolizmit, djegien e yndyrës dhe humbjen e peshës: çaji i gjelbër, çaji i zi, çaji i bardhë, çaji bimor, si dhe çajet ‘matcha’, ‘rooibos’, ‘oolong’ e ‘mate’. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori