LAJMI I FUNDIT:

Piolin e bën të lumtur fitorja ndaj Romës: Është një periudhë e veçantë

Piolin e bën të lumtur fitorja ndaj Romës: Është një periudhë e veçantë

Milani ka arritur ta fitoj derbin e javës në Serie A, duke e mposhtur Romën me rezultat 3-1.

Olivier Giroud, Messias dhe Rafael Leao u përkujdesën për golat e Rossonerëve derisa Tammy Abraham realizoi për mysafirët nga kryeqyteti italian.

Trajneri italian i Milanit, Stefano Pioli është shprehur shumë i lumtur me triumfin e skuadrës së tij.


“Kjo është një periudhë e veçantë, çdo ditë duhet të jemi të kujdesshëm sepse mund të ketë ngjarje të papritura. Sot dhamë një shenjë të madhe, një qëndrim që duhet mbajtur në fazën e dytë”.

“Leao dhe Rebic kanë karakteristika të ndryshme nga të tjerët, skuadra luajti mirë që nga fillimi. Cilësitë e individëve kanë bërë gjithmonë diferencën dhe për fat të mirë jemi duke rikuperuar lojtarë me karakteristika të mira”, tha Pioli.

Pioli tutje ka thënë se është kënaqësi për të që t’i stërvitë këta futbollistë, derisa synojnë që të njëjtin rezultat ta marrin edhe të dielën kur përballen me Venezian në udhëtim.

“Ne të gjithë punojmë shumë për këtë, unë, klubi dhe menaxherët së bashku me lojtarët. Është një punë e vazhdueshme, është kënaqësi të stërvitësh këta djem. Ata duan të rriten, të mësojnë edhe nga gabimet që kemi bërë. Ne jemi të paktë në numër dhe në dy ditë luajmë një ndeshje tjetër të rëndësishme”.

“Janë të rëndësishme, por vetëm nëse mund ta përsërisim të dielën. Ne donim të fillonim mirë, por vazhdimësia bën diferencën në një kampionat kaq të gjatë. Duam të përmirësojmë rezultatin e vitit të kaluar”, tha Pioli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori