Pioli: Ndryshimi i vetëm është se Interi shënoi dhe Milani jo, rikthejmë rezultatin në ndeshjen e dytë

Stefano Pioli beson se ishte një lojë me dy pjesë, ndryshimi sipas tij është se ‘Interi shënoi dhe Milani jo’, por ata ende mund ta kthejnë rezultatin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, veçanërisht me Rafael Leaon.
Kuqezinjtë patën një fillim makthi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj rivalëve, pasi Edin Dzeko dhe Henrikh Mkhitaryan çuan Interin në epërsi 2-0 pas vetëm 11-të minutave.
Ismael Bennacer u detyrua ta lëshoj fushën shkaku i lëndimit, të dyja ekipet goditen nga një herë shtyllën me Hakan Calhanoglu dhe Sandro Tonali, ndërsa Interit iu anulua një penallti nga VAR-i.
“Ky është një term i ashpër”, ka thënë fillimisht Pioli për Amazon Prime Italia kur iu sugjerua se Milani dukej i panjohur.
“Fakti është se Interi luajti më mirë në pjesën e parë dhe shënoi dy gola, Milani luajti më mirë në pjesën e dytë dhe nuk shënoi. Ky është futbolli në këtë nivel. Interi kishte më shumë cilësi dhe ishte më efikas në pjesën e parë, ndërsa ne bëmë shumë gabime për këtë nivel”.
“Deri në minutën e shtatë, Interi nuk kishte hyrë asnjëherë në zonën tonë të penalltisë dhe më pas shënoi në këndoren e parë. Është e qartë se duhet të ishim më të përqendruar. Ne donim një rezultat ndryshe, por duhet të vazhdojmë të besojmë, sepse një incident mund të ndryshojë gjithçka në ndeshjen e dytë”.
Full time in the first leg.#RednBlack #MilanInter #UCL #SempreMilan@oppoitalia pic.twitter.com/PD4ulT5NL4
— AC Milan (@acmilan) May 10, 2023
Interi dukej më agresiv dhe më i vendosur direkt nga porta, gjë që ishte befasuese duke marrë parasysh se Milani ishte skuadra vendase me më shumë tifozë në San Siro.
“Ne synonim të ishim kompakt, intensiv dhe agresiv, por Interi kishte më të mirën në shumë situata 50-50 dhe kjo i ndihmoi ata të merrnin kontrollin e lojës. Ata gjithashtu bënë mirë që i konvertuan ato dy raste të hershme, gjë që na e bëri të vështirë në nivel taktik dhe mendor. Unë pashë një reagim të fortë dhe kjo është ajo që duhet të ndërtojmë për ndeshjen e ardhshme”.
Ndeshja e kthimit zhvillohet të martën në mbrëmje, por meqë rregulli i golave si mysafir nuk zbatohet më, çdo fitore me dy gola diferencë do të dërgoj lojën në vazhdime.
“Ne patëm shanset në pjesën e dytë, kështu që natyrisht në ndeshjen e dytë na duhet më shumë cilësi dhe një qëndrim më agresiv. Duhet të ngremë shiritin dhe të luajmë nga fillimi me diçka shumë më afër paraqitjes së pjesës së dytë”.
“Djemtë e dinë mirë se kjo nuk ishte performanca apo rezultati që dëshironim, ata janë të zhgënjyer, por e dinë që ne kemi ende një shans për ta kthyer atë”.
Pioli dukej i irrituar me gjyqtarin pas vërshëllimës së fundit, por çfarë ndodhi?
“Kam parë shumë 50-50 situata që nuk janë vlerësuar në të njëjtën mënyrë”.
Pyetja e madhe është në mënyrë të pashmangshme rreth Leaos, i cili ka një problem muskulor dhe shpreson të kthehet për ndeshjen e dytë.
“Do ta shohim. Ai nuk ishte në asnjë gjendje për të luajtur sot, kanë mbetur gjashtë ditë dhe shpresojmë që ai të jetë gati”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania