LAJMI I FUNDIT:

Pinamonti pritet të jetë çelësi për arritjen e shkëmbimin Sanchez-Dzeko

Pinamonti pritet të jetë çelësi për arritjen e shkëmbimin Sanchez-Dzeko

Çelësi për të kapërcyer hendekun prej tre milionë euro në taksa midis pagave të Edin Dzeko dhe Alexis Sanchez mund të zgjidhet duke dërguar Interi sulmuesin e ri Andrea Pinamonti dhe kilianin Alexis Sanchez te Roma.

Të dy klubet u takuan të enjten në një dhomë hoteli në Milano për të diskutuar shkëmbimin e jashtëzakonshëm të huazimeve midis Dzeko dhe Sanchez.


Ato do të ishin shkëmbime gjashtë mujore, të shkaktuara kryesisht nga grindja e madhe midis Dzekos dhe trajnerit të Romës, Paulo Fonseca.

Interi dhe Roma konsiderojnë shkëmbimin Sanchez-Dzeko
Lexo po ashtu Interi dhe Roma konsiderojnë shkëmbimin Sanchez-Dzeko

Të dy yjet fitojnë afërsisht 7.5 milionë euro në sezon, por ekziston një ndryshim shumë i madh, pasi Alexis Sanchez mbërriti nga Manchester United dhe për këtë arsye përfitoi nga lirimi i taksave për lojtarët që vijnë nga jashtë.

Kjo do të thotë një ndryshim prej afërsisht tre milionë euro midis kostos bruto të pagave për Dzeko dhe Alexis Sanchez.

Është një ndryshim që Interi nuk ka ndërmend të paguajë, kështu që raportet e fundit sugjerojnë se Nerazzurrët mund të ‘shpërblejnë’ Romën për mbulimin e tij duke ofruar Pinamontin në huazim si pjesë e paketës. /Telegrafi/