LAJMI I FUNDIT:

Pilotja ukrainase i tregon gishtin e mesit Putinit (Video)

Pilotja ukrainase i tregon gishtin e mesit Putinit (Video)

Nadezhda Savçenko, pilote ukrainase e arrestuar në Moskë, ka deklaruar para gjykatësve në seancë se Putin do të rrëzohet nga pushteti njësoj si presidenti ukrainas Janukovic. Ajo rrezikon deri në 25 vjet burg nëse shpallet fajtore, për akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e dy gazetarëve rusë.

Pilotja ukrainase Nadezhda Savçenko deklaroi përpara gjykatësve rusë se Vladimir Putin nuk do të qëndrojë edhe për shumë kohë në pushtet dhe do të rrëzohet njësoj si Yanukoviç.


Savçenko, pilote helikopterësh, rrezikon deri në 25 vjet heqje lirie nëse shpallet fajtore, për akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e dy gazetarëve rus. Ajo ka mohuar çdo përgjegjësi në lidhje me ngjarjen. Pilotja tha se protestat në sheshin ‘Meidan’ në Kiev që sollën largimin e presidentit pro-rus në Ukrainë, Viktor Yanukovich, do të ndodhin edhe në Rusi

“Nuk mund të na fusni të gjithë në burg, ajo çfarë ndodhi në Kiev do të ndodhë edhe në Rusi. Putin nuk do të qëndroj në pushtet mbi gjakun e njerëzve.Kjo është kundër çdo logjike njerëzore. Unë dua të tregoj se regjimi totalitar rus mund të rrëzohet nëse jemi të forte sa duhet. Nëse doni deklaratën time përfundimtare. Ja kush është”, tha ajo.

Forcat e policisë u munduan të largonin gazetarët nga salla e gjyqit menjëherë pasi një grup njerëzish filluan të këndonin himnin ukrainas.

Kombet e Bashkuara, SHBA dhe Britania e Madhe i kanë kërkuar Rusisë ta lirojë piloten në fjalë, e cila u kap nga rebelët pro-rusë në Ukrainë për t’iu dorëzuar më pas autoriteteve në Moskë, transmeton kp.

Ndërkohë që në Kiev janë organizuar protesta, teksa Savçenko konsiderohet si simboli anti-Kremlin.

Në trend Botë

Më shumë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Blinken në Ukrainë për të dhënë një 'mesazh sigurie' ndërsa armët amerikane arrijnë në vijën e frontit

Blinken në Ukrainë për të dhënë një 'mesazh sigurie' ndërsa armët amerikane arrijnë në vijën e frontit

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Sullivan: Shtëpia e Bardhë nuk sheh gjenocid në Gaza

Sullivan: Shtëpia e Bardhë nuk sheh gjenocid në Gaza

Amerika
Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Evropa
Kalo në kategori