LAJMI I FUNDIT:

Piloti rus i aeroplanit të rrëzuar “kjo është për ushtarët tanë”: Ai kishte hedhur veten në erë me granatë  për të mos rënë në duart e xhihadistëve në Siri (Foto/Video)

Piloti rus i aeroplanit të rrëzuar “kjo është për ushtarët tanë”: Ai kishte hedhur veten në erë me granatë  për të mos rënë në duart e xhihadistëve në Siri (Foto/Video)

Pilot rus i aeroplanit të rrëzuar në Siri kishte bërtitur “kjo është për ushtarët tonë” para se të kryente vetëvrasje duke hedhur veten në erë me granatë dore, duke shmangur kështu kapjen nga xhihadistët, raporton Daily Mail.

Majori Roman Filipov ishte katapultuar nga aeroplani Sukhoi 25 SM, pasi u qëllua me raketë nga toka në Idlib të Sirisë, transmeton Telegrafi.


Piloti 33-vjeç pasi ra në tokë u rrethua nga rebelët e frontit Al-Nusra, që janë të lidhur ngushtë me Al-Qaeda.

Filipov ishte në kontakt të vazhdueshëm me radiolidhje me bazën ajrore ruse në Khemimim në Siri, dhe para se ta pësonte vetë qëlloi me revole dy xhihadistë që iu afruan.

Dhe duke parë se nuk kishte kurrfarë shprese të shpëtonte, ai ia hoqi siguresën granatës së dorës duke hedhur veten në erë. Fjalët e tij të fundit që janë filmuar në një video amatore nga rebelët ishin: “kjo është për ushtarët tonë”.

Majori Filipov nga Vladivostok, ishte dekoruar nga Kremlini me urdhrin “Heroi i Rusisë”. Ai po fluturonte në një lartësi prej 4 mijë metrave kur u godit dhe aeroplani i tij u përplas në territorin që kontrollohej nga rebelët. /Telegrafi/