Guido Andrea Guidi, piloti 68-vjeçar italian u arrestua në Shqipëri pas një aksidenti ajror. Tani ai është vënë nga policia nën mbrojtje absolute: është duke zbuluar emrat dhe kriminelët që trafikojnë në Ballkan.
Fillimisht kishte qenë i heshtur deri në mohimin e akuzave, që nisën me zbulimin e dyqind kilogram marihuanë në avionin e tij privat që u rrëzua në shtator, teksa ngrihej nga Ishmi, në afërsi të Durrësit.
Tani 68 vjeçari, nuk ndalet së “foluri”. Rrëfim pas rrëfimi. Aq sa për të alarmuar trafikantët shqiptarë, të cilët e kishin punësuar dhe të cilëve po u nxjerr emrat sa ka detyruar hetuesit në Tiranë t’i marrin pasaportën dhe ta vënë nën mbrojtje absolute duke e fshehur për të shmangur hakmarrjen dhe vrasjen e tij.
Rrezikon Guido, një aventurë me probleme me drejtësinë, për lidhjen e tij me “narkot e Ballkanit” që i kishte nisur për shkak të disa problemeve të tij ekonomike.
Kontrata parashikonte transportin e drogës nga Shqipëria drejt Lombardisë, me destinacionin final Milanon. Çdo udhëtim paguhej nga 20- deri në 25 mijë euro dhe udhëtimi do të bëhej me avionë që fluturonin ultasi në mënyrë që të eliminonim kapjen nga radarët. Synimi ishte që të përdornim avionët turistikë dhe më pas të tjerët të bënin transportin.
Fillimisht ishte parashikuar që të transportohej deri në 200 kilogram marihuanë nga Ishmi i Durrësit drejt Italisë. Guifo Gudi 68 vjeç nga Milano ka treguar se çfarë ndodhte në Shqipëri.
Gjithçka ishte e lehtë, por me kusht që të mos zbulohej. Dhe me atë incident të shtatorit, megjithëse ka ndodhur në një zonë të izoluar, por të arritshme nga trafikantët, menaxheri e kishte shkatërruar plotësisht mbulimin.
Policët e kishin parashikuar ardhjen e Guidit. E kapën dhe e shoqëruan për ta marrë në pyetje, ndërkohë që e kishin sistemuar në një hotel. Ndoshta milanezi kishe menduar të organizonte arratinë, por ndoshta nuk gjeti përkrahjen e duhur. Ashtu i braktisur nga organizata, ndoshta ishte i sigurt se me kohën do ta kishin liruar ose të paktën do të mbyllnin çështjen.
Por, gjërat u përkeqësuan shpejt, edhe për zbulimin e një axhende, në xhepat e menaxherit, që mban mbiemra “të nxehtë”, me sa duket të njerëzve me ndikim në jetën publike shqiptare.
Nga hoteli, Guidi u fsheh në ambientet e prokurorisë. Shumë e pakëndshme, shumë delikate pozicioni i tij. Më mirë ta marrësh në dorëzim dhe të punosh me qetësi. Fakti është se, gjeti besim në vete apo te hetuesit, dhe 64-vjeçari nisi të “këndonte”.
Së pari, duhet të mbyllet hetimi. Një nga të shumtët në fakt, mes Adriatikut dhe ardhjes së pandërprerë të gomoneve me drogë, sidomos në Salento. E kjo pavarësisht dimrit dhe detit të trazuar.
Skafistët nuk njohin armëpushim. Pyetja është këmbëngulëse dhe oferta nuk mund të mbetet pas. Sipas vlerësimeve jozyrtare të Guardia di Finanza, të ardhurat nga marijuana janë sa 1 e 4 e PBB-së në Shqipëri.
Ka pasur kriminelë që janë pasuruar me transportin e emigrantëve në vitet e dëshpëruara të viteve 1997-98 që kanë blerë shtëpi dhe hotele në Vlorë. Ata janë relaksuar duke i shpenzuar fitimet në festa, makina luksi, kokainë dhe prostituta, por që në fund nuk kanë mundur t’i rezistojnë pasionit kriminal.
Ata janë kthyer plotësisht në profesionistë. Një nga më aktivët, thonë, ka një pseudonim të krijuar me “meritë” në fushë: E quajnë Çakalli./Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve
Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore