LAJMI I FUNDIT:

Piktura e varur në kuzhinën e saj ishte një “e humbur” – pas shitjes së saj në ankand, pronarja bëhet multimilionere

Piktura e varur në kuzhinën e saj ishte një “e humbur” – pas shitjes së saj në ankand, pronarja bëhet multimilionere

Një pikturë mesjetare nga mjeshtri i hershëm italian Cimabue që kishte qenë e varur pa u vënë re me vite në një shtëpi në Francë është shitur në ankand për një rekord prej 24.2 milionë eurosh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një luftë e ofertave u zhvillua në shtëpinë e ankandeve në veri të Parisit ndërsa koleksionistët luftuan për të siguruar pikturën e humbur prej kohësh nga artisti i fundit i shekullit të 13-të.


Piktura në fjalë thuhet se e varur sipër sobës së kuzhinës në një shtëpi që i përkiste një gruaje të moshuar franceze.

Ajo i dha shtëpisë së ankandit një javë për të pastruar shtëpinë e saj para shitjes së saj, dhe të ardhurat e kanë bërë atë një multimilionere.

Eric Turquin, eksperti me qendër në Paris që vërtetoi veprën ka thënë se piktura ngjalli interes “nga të gjitha muzetë më të spikatur në të gjithë botën”.

Ai ka shtuar se “koleksionistët e artit bashkëkohor, të cilët ne nuk i dinim, shfaqën gjithashtu një interes të madh”.

Ajo u shit në ankandin antik të Actéon në Senlis, në veri të Parisit, të dielën, 27 tetor.

Ofertuesi fitues ishte tregtari me qendër në Londër, Fabrizio Moretti, i cili po vepronte si përfaqësues për një çift koleksionistësh.

Gjithsesi, çfarë mbetet mister është fakti se si vepra u bë pjesë e familjes në fjalë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Traditat më bizare seksuale (+16)

Traditat më bizare seksuale (+16)

Fun
Google Maps ka

Google Maps ka "mjegulluar" një shtëpi në një rrugë të zakonshme në Ohio - për një arsye të veçantë

Interesante
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Kalo në kategori