LAJMI I FUNDIT:

Piktura e Monetit shitet për 110.7 milionë dollarë

Piktura e Monetit shitet për 110.7 milionë dollarë

Vepra e piktorit francez, Claude Monet, është blerë për 110.7 milionë dollarë në një ankand, duke vendosur kështu një rekord të ri botëror.

Monet e kishte përfunduar pikturën e tij në vitin 1890, si pjesë e serisë së quajtur “Meules”, duke përshkruar jetën rurale pranë shtëpisë së tij në rajonin e Normandisë.

Në vitin 1986 kjo pikturë u shit për vetëm 2.5 milionë dollarë.