LAJMI I FUNDIT:

Pijet më të shëndetshme alkoolike që duhet t’i konsumoni gjatë festave të fundvitit

Pijet më të shëndetshme alkoolike që duhet t’i konsumoni gjatë festave të fundvitit

Për shumicën e njerëzve, shmangia e alkoolit gjatë festave të fundvitit është një gjë shumë e vështirë, e posaçërisht kur mblidheni me familjarët apo shoqërinë.

Por, njerëzit prapëseprapë mund ta ruajnë shëndetin duke i konsumuar disa pije të caktuara alkoolike, transmeton Telegrafi.


Fillimisht duhet ta keni parasysh se konsumimi i alkoolit në sasi të moderuar është këshilla më e mirë që mund ta ndiqni gjatë festave, por, në rastet kur e dini se do ta teproni, të paktën mund të bëheni “konsumues i mençur” duke pirë vetëm pije të caktuara alkoolike.

Më poshtë i keni disa prej pijeve alkoolike që janë pak më të shëndetshme se tjerat.

Disa pije të rënda alkoolike

Xhini, uiski, tekila dhe rumi i lehtë bëhen pa aditivë dhe sheqer. Shijen mund t’ua përmirësoni duke shtuar pak tonik ose duke e shtrydhur një limon.

Pija irlandeze “Guinness”

Një pije e zakonshme irlandeze, Guinness, njihet si pije e shëndetshme alkoolike.

Ajo ofron antioksidantë, vitaminë B, fibra dhe ka më pak kalori.

Vera

Vera mund të jetë një prej përzgjedhjeve më të mira sepse përmban pak sheqer.

Shampanja

Shampanja ofron edhe më pak kalori sesa vera e bardhë apo e kuqe.

Ju mund të furnizoheni edhe me vitaminë C nga shampanja duke e bërë një koktej me portokall apo grejpfrut. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori