LAJMI I FUNDIT:

Pija plot proteina: Shtojcë e përsosur pas stërvitjes

Pija plot proteina: Shtojcë e përsosur pas stërvitjes

Kjo pije, të cilën e preferon doktori Mike Roussell, përmban një grumbull proteinash për ndërtimin e muskujve

Kjo përzierje e nutrienëve ushqyes, do t’ju ndihmojnë që të përshpejtoni këndelljen tuaj pas stërvitjes së fortë, shkruan Men’s health, citon Telegrafi.


Për këtë smoothie ju nevojiten:

– 1 gotë ujë,
– 1 gotë kefir të zakonshëm me përmbajtje të ulët yndyre,
– 2 lugë arra,
– 1 filxhan dredhëza,
– 1 banane,
– 1 masë e vogël proteinash nga hirra me shije vaniljeje.

Përgatitja:

Duke ndjekur orarin e përmendur më sipër, vini të gjithë përbërësit njërin pas tjetrit në blender dhe në fund mbylleni blenderin dhe të gjithë miksoni 10 sekonda dhe racioni juaj është gati.

Probiotikët në kefir do t’ju ndihmojnë në tretje. Arrat, pos shijes, shtojnë antioksidantet omega 3, dredhëzat do t’ju japin sasinë e domosdoshme të vitaminës C.

Banania do t’ju sjellë sasi të mjaftueshme të hidrokarbureve, të cilat janë gjithashtu të nevojshme për këndelljen tuaj. /Telegrafi/