LAJMI I FUNDIT:

Pija juaj e preferuar në shtatzëni mund të ndikojë në gjatësinë trupore të fëmijës në pritje

Pija juaj e preferuar në shtatzëni mund të ndikojë në gjatësinë trupore të fëmijës në pritje
(Foto: obgynwc)

Ekspertët kanë paralajmëruar që edhe sasi e vogël ditore e kafeinës gjatë shtatzënisë, mund të ketë ndikim në gjatësinë e fëmijëve tuaj.

Shumica e ushqimeve ose pijeve janë të mira për t’u konsumuar gjatë shtatzënisë, por me disa nga to duhet të keni shumë kujdes apo t’i shmangni.


Sipas NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli) duhet të keni kujdes nga peshku i tymosur, vezët e papërpunuara, si dhe duhet ta monitoroni konsumin e kafeinës.

Kur bëhet fjalë për çajin dhe kafenë, ata thanë se nuk duhet të pini më shumë se 200 mg në ditë. Një filxhan kafeje përmban rreth 100 mg kafeinë, ndërsa një filxhan çaji rreth 75 mg.

(Foto: Alamy)

Megjithatë, mjekët në SHBA konstatuan se edhe një sasi sado e vogël – qoftë edhe vetëm gjysmë filxhani, me 50 mg kafeinë – mund të ndikojë në gjatësinë trupore të fëmijëve.

Ekspertët në Shkollën e Shëndetit Public të Universitetit të Marylandit studiuan fëmijët e grave që kishin marrë nivele të ulëta të kafeinës. Ata po ashtu shikuan që fëmijët e tyre kishin nivele të ulëta të paraksantinës (një substancë e cila prodhohet ose hyn në përdorim kur trupi shpërbën ushqimet, barnat apo kimikatet). Pjesëmarrësit të cilët u monitoruan ishin të moshës katër deri në tetë vjeç.

Në studimin e botuar nga JAMA Open Network, mjekët thanë se këta fëmijë ishin më të shkurtër se sa fëmijët e grave të cilat nuk kishe konsumuar fare kafeinë gjatë shtatzënisë. Gjetjet sugjerojnë se edhe marrja e sasive të vogla të kafeinës gjatë shtatzënisë, janë të lidhura me fëmijët me shtat më të shkurtër. Ekspertët thanë po ashtu se fëmijët e lindur nga nënat që konsumonin kafeinë kishin edhe peshë më të vogël.

(Foto: The Bump)

“Ndikimi klinik i reduktimeve në gjatësi dhe peshë është i paqartë; megjithatë, reduktimet ishin të dukshme edhe me nivelet e konsumit të kafeinës nën udhëzimet e rekomanduara klinikisht prej më pak se 200 mg në ditë”, ka thënë mjekët e angazhuar në studim.

Ky përfundim indirekt nënkupton se me rritjen e konsumit të kafeinës gjatë shtatzënisë ndikon në zhvillimin e fëmijëve që do të lindin më pas dhe ekziston rreziku që ata të kenë shtat më të shkurtër në krahasim me fëmijët e nënave që nuk konsumojnë kafeinë gjatë shtatzënisë. /Telegrafi/