LAJMI I FUNDIT:

Piers Morgan reagon ndaj sulmit të Man Utd drejt Ronaldos dhe familjes Glazer që kërkojnë të shesin klubin

Piers Morgan reagon ndaj sulmit të Man Utd drejt Ronaldos dhe familjes Glazer që kërkojnë të shesin klubin

Gazetari anglez, Piers Morgan ka bërë dy reagime në rrjetet sociale për largimin e Cristiano Ronaldos nga Manchester United dhe familjes Glazer duke peshuar një shitje të mundshme të klubit nga Old Trafford.

Ronaldo, 37 vjeç, u ul me Morgan për një intervistë bombastike dhe nisi një sulm të ashpër ndaj pronarëve të Unitedit, trajnerit Erik ten Hag dhe ish-shokëve të tij të skuadrës.


Pesë herë fituesi i Topit të Artë, i cili përfaqëson Portugalinë në Kupën e Botës në Katar, shprehu pakënaqësinë e tij për trajtimin e tij në Old Trafford këtë sezon.

United njoftoi të martën se Ronaldo do të largohej nga klubi me “efekt të menjëhershëm” dhe e falënderoi atë për “kontributin e tij të jashtëzakonshëm”.

Ronaldo theu heshtjen e tij jo shumë kohë pasi kontrata e tij me United u ndërpre reciprokisht, duke thënë se ai e do klubin dhe tifozët.

“Pas bisedimeve me Manchester United, kemi rënë dakord reciprokisht për të përfunduar kontratën tonë. Unë e dua Manchester Unitedin dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Ndihet si koha e duhur për të kërkuar një sfidë të re. I uroj Man Utd gjithë të mirat”, thuhet në deklaratën e portugezit.

Morgan fillimisht shkoi në Twitter pasi u ndërpre kontrata e Ronaldos me United dhe u dërgoi një postim të drejtpërdrejtë 8.1 milion ndjekësve të tij duke shkruar: “Fundi”.

Megjithatë, gazetari anglez më vonë pohoi se intervista e tij shpërthyese me Ronaldon “e detyroi” familjen Glazer të rishqyrtonte pronësinë e tyre ndaj United.

“Intervista e Ronaldos i ka detyruar Glazers të shesin. E pabesueshme”, shkroi Morgan në Twitter.

Në postimin e tij në Twitter, Morgan ndau mendimet e Ronaldos për gjendjen e United që nga pensionimi i Sir Alex Ferguson në vitin 2013.

“Fjalët që duhet të përdorin tifozët e United janë ‘Faleminderit, Cristiano’”, shtoi Morgan.

United të martën në mbrëmje konfirmoi se Glazers po shqyrtonin “të gjitha alternativat strategjike” për Djajtë e Kuq, duke përfshirë një shitje të mundshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori