Virgil van Dijk e kishte injoruar Jordan Pickfordin që i bëri një ndërhyrje horror në derbin e Merseysides që u zhvillua të shtunën e kësaj jave.

Mbrojtësi holandez kishte mbetur i shtrirë në fushë, derisa u detyruar të largohej qysh në pjesën e parë, duke i liruar vendin Joe Gomezit.


Pickford nuk u ndëshkua me karton të kuq, shkaku që Van Dijk doli të ishte në pozitë jashtë loje dhe kjo gjë e shpëtoi atë.

“Largohu, nuk më duhet ndihma jote”, i kishte thënë mbrojtësi portieri anglez kur iu afrua ta ndihmonte të ngrihej.

Holandezi është tani i detyruar që të bëjë një skanim në gju, gjersa nuk dihet se sa do t’i mungojë Liverpoolit.

Natyrisht se Van Dijk do të jetë një mungesë e madhe për The Reds, që ndaj Toffes morën një pikë në barazimin 2-2. /Telegrafi/

telegrafi sport app