LAJMI I FUNDIT:

Pfizer njofton se fëmijët e moshës 12-15 vjeç mund të vaksinohen nga java tjetër

Pfizer njofton se fëmijët e moshës 12-15 vjeç mund të vaksinohen nga java tjetër
Foto: iStock

Pfizer ka bërë një njoftim të madh në luftën kundër COVID-19.

Provat e suksesshme të vaksinave që përfshijnë fëmijë të moshës 12 – 15 vjeç kanë marrë fund dhe me këtë, vaksina do të vihet në dispozicion të fëmijëve në atë grup moshë.

Ndërsa disa fëmijë janë kthyer tashmë në shkollë, shumë fëmijë në të gjithë SHBA-në po bëhen gati të përfundojnë vitin e tyre të parë të plotë shkollor të kaluar duke mësuar në shtëpi.

Fëmijët më të vegjël do të duhet të presin më gjatë në mënyrë që të sigurohen se vaksina është e sigurt për ta. Por për fëmijët e shkollës së mesme të ulët dhe të mesme të lartë, vaksina mund të jetë në dispozicion që në javën e ardhshme.

Për shumë fëmijë, normaliteti që do të sjellë vaksinimi është aq i nevojshëm. Mjekët dhe prindërit ashtu kanë vërejtur një tendosje në shëndetin mendor të fëmijëve të tyre gjatë vitit të kaluar. Me më pak socializim, shumë fëmijë kanë luftuar me rritjen e ankthit, stresit dhe vetmisë.

Dr. David Bronstein, një specialist i sëmundjeve pediatrike, nuk mund të ishte më i emocionuar se kaq. “Unë kam një vajzë 13-vjeçare”, tha ai. “Dhe mendimi im i parë ishte, ‘Po, më në fund ajo mund të shkojë përpara dhe të bëjë vaksinën dhe të kthehet drejt një jete normale’”.

Ai shtoi se vaksina është provuar shumë efektive për këtë grup moshë. “Asnjë person i vetëm si pjesë e këtij studimi që mori vaksinën nuk u infektua me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori