Kompania Pfizer i kërkoi qeverisë amerikane të enjten të lejojë përdorimin e vaksinës së saj kundër COVID-19 tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, dhe nëse rregullatorët bien dakord, imunizimet mund të fillojnë brenda disa javësh.
Shumë prindër dhe pediatër po kërkojnë mbrojtje për fëmijët nën 12 vjeç, kufiri i tanishëm i moshës së lejuar për të marrë vaksinën e Pfizer-it dhe partnerit të saj gjerman BioNTech.
Fëmijët e kësaj grup-moshe ka raste që sëmuren rëndë, por po ashtu mbajtja e tyre në shkollë, mund të jetë sfiduese ndërsa coronavirusi vazhdon të jetë problem në komunitetet me shkallë të ulët të vaksinimit.
Pfizeri njoftoi në Twitter se kishte paraqitur zyrtarisht kërkesën për miratim në Administratën e Ushqimit dhe Barnave, FDA.
FDA do të duhet të vendosë nëse ka prova të mjaftueshme se vaksinat janë të sigurta dhe veprojnë për të mbrojtur fëmijët më të vegjël, siç bëjnë për adoleshentët dhe të rriturit. Një panel i pavarur ekspertësh do të debatojë mbi provat më 26 tetor.
Një ndryshim i madh – Pfizer thotë se hulumtimet tregon se fëmijët më të vegjël, duhet të marrin vetëm një të tretën e dozës së vaksinës, që marrin tani grupmoshat e tjera.
Sipas provave, pas dozës së dytë, fëmijët 5 deri në 11 vjeç, zhvilluan të njëjtin nivel anti-trupash sa adoleshentët dhe të rinjtë, që marrin doza të plota.
Ndërsa fëmijët janë më pak të rrezikuar nga forma e rëndë e sëmundjes, ose vdekja, sesa më të moshuarit, COVID-19 ndonjëherë shkakton vdekje tek fëmijët dhe rastet tek të rinjtë janë rritur me shpejtësi, ndërsa varianti Delta është bërë dominues në ShBA.
Pfizer kreu prova me dozën më të ulët të vaksinës tek 2,268 vullnetarë të grupmoshës 5 deri në 11 vjeç dhe tha se ajo nuk kishte efekte anësore serioze.
Studimi nuk është mjaft i madh për të zbuluar ndonjë efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë, siç është inflamacioni i zemrës, që ndonjëherë ndodh pas dozës së dytë të vaksinës, kryesisht tek të rinjtë.
Nëse FDA autorizon përdorimin urgjent të dozës për fëmijët, ka një pengesë tjetër, para se të fillojnë vaksinimet për këtë grupmoshë.
Këshilltarët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) duhet të rekomandojnë vaksinimin për të rinjtë dhe më pas CDC-ja është ajo që do të marrë vendimin përfundimtar.
Për të shmangur ngatërresat me dozën e duhur për fëmijët, Pfizer po planifikon që flakonët që përmbajnë dozën më vogël të kenë mbishkrim të posaçëm për përdorim pediatrik. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker