LAJMI I FUNDIT:

Pezullohet Shefi i Policisë Haki Çako për shkak të pajisjes së përgjimit

Pezullohet Shefi i Policisë Haki Çako për shkak të pajisjes së përgjimit

Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar paraditen e sotme se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është pezulluar nga detyra në lidhje me hetimin mbi pajisjen e përgjimeve.

Përmes një komunikate, organi qendror i akuzës bën me dije se, Çako akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nuk ka marrë masa për të siguruar hyrjen dhe administrimin e kësaj pajisjeje, e cila ka hyrë në vendin tonë pa iu nënshtruar kontrollit doganor dhe pa autorizimin përkatës të kryeprokurorit.


Gjithashtu, “Çako ka mohuar që kjo pajisje të mund të jetë përdorur për përgjime të paligjshme”, vijon komunikata zyrtare e prokurorisë.

Ndërkohë, prokuroria ka urdhëruar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtorin e Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit, Artion Duka dhe për specialistin Ention Xhelilaj.

“Dy zyrtarët akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe nga hetimet rezulton se në dy raste pajisja është lëvizur nga specialisti Ention Xhelilaj”, vijon njoftimi zyrtar.

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet mbi këtë rast, “për të provuar ndër të tjera edhe zyrtarë të tjerë të lartë që mund të jenë përfshirë në veprimtarinë e dyshuar si të paligjshme të përgjimeve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori