LAJMI I FUNDIT:

Pezullohen nga puna dy policët që nuk reaguan kur Endrit Shala grushtoi gazetarin

Pezullohen nga puna dy policët që nuk reaguan kur Endrit Shala grushtoi gazetarin

Inspektorati policor ka pezulluar dy policë të cilët ishin në QKUK, kur Ministri i Tregtisë në Detyrë, Endrit Shala, sulmoi fizikisht një gazetar i cili po raportonte nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria ka nisur hetimet ndaj politikanit, për veprën penale ‘sulm’.

Sot më 19.12.2019 me autorizim të prokurorit, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetime e krimeve të Rënda të PK-së, është intervistuar një i dyshuar në lidhje me rastin ‘sulm’, të ndodhur më 17.12.2019.


Policia interviston Endrit Shalën për rrahjen e gazetarit
Lexo po ashtu Policia interviston Endrit Shalën për rrahjen e gazetarit

Ndërkohë, Inspektorati policor ka marrë vendim që dy policët që kishin qenë në vendin e ngjarjes dhe nuk ndërmorën ndonjë masë, të pezullohet nga puna.

Shala ka thënë për Klan Kosovën se ka qenë një keqkuptim dhe se i ka kërkuar falje gazetarit të Indeksonline, ani pse këta të fundit nuk e kanë konfirmuar këtë.

Lidhur me këtë sot foli edhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili tha se prokuroria duhet të merret me këtë rast.

“Çdo lloj dhune mbi media, mbi gazetar, pa marr parasysh nga kush ndodh, por besoj se prokuroria do të merret me këtë rast”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori