LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e të burgosurit në Gjilan, pezullohen nga puna drejtori dhe tre zyrtarë të tjerë

Vdekja e të burgosurit në Gjilan, pezullohen nga puna drejtori dhe tre zyrtarë të tjerë

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se ka pezulluar nga puna, Drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Sh.S , Zëvendësdrejtorin e kësaj qendre, F.H, mbikëqyrësin F.L dhe zyrtarin korrektues, M.H.

Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës vendosi për pezullimin e nëpunësve civil për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të shqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me rastin dhe përgjegjësitë e tyre.


Ndryshe, të martën rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E. është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjencës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë./Telegrafi/