LAJMI I FUNDIT:

Pezullohen kamatat e Tatimit në Pronë deri më 31 dhjetor

Pezullohen kamatat e Tatimit në Pronë deri më 31 dhjetor

Me propozim dhe kërkesë të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) ka nxjerrë vendim që të pezullohet aplikimi i llogaritjes së interesit për mos pagesën e Tatimit në Pronë.

Sipas AKK-së, pezullimi i aplikimit të llogaritjes së interesit dhe gjobës për mos pagesën zgjatet deri më 31 dhjetor 2020.


Ditë më parë, Asociacioni i Komunave të Kosovës i kishte drejtuar një kërkesë MFT-së lidhur me mundësinë e marrjes së masave për mos aplikimin e kamatë-vonesës dhe gjobës për tatimin e papaguar përgjatë gjithë vitit 2020.

“Kjo situatë me pandeminë e COVID-19 kërkon vlerësim të kujdesshëm nga ana e Ministrisë së Financave dhe Transfereve edhe për sa i përket detyrimeve të tatimit në pronë, në mënyrë që të merren masa e të minimizohen sa më shumë të jetë e mundur pasojat e krizës për qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Prandaj, Asociacioni i Komunave të Kosovës i rekomandon Ministrisë së Financave dhe Transfereve të shqyrtojë mundësinë e marrjes së masave për mos aplikimin e kamatëvonesës dhe gjobës për tatimin e papaguar në kohë të këtij viti tatimor (2020), përgjatë gjithë vitit 2020”, thuhej në letrën e AKK-së. /Telegrafi/