LAJMI I FUNDIT:

Pezullimi i Çakos, Tahiri: Dëshmi se opozita po bllokon reformën në drejtësi

Pezullimi i Çakos, Tahiri: Dëshmi se opozita po bllokon reformën në drejtësi

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri reagoi mbi pezullimin e drejtorit të Policisë Haki Çako, duke theksuar se ky vendim tregon se opozita nuk e do reformën në drejtësi.

“Lidhur me drejtorin e Policisë dhe dy punonjës të tjerë të policisë së shtetit, unë jam shumë i vetëdijshëm, që drejtori i Policisë dhe dy punonjësit nuk kanë shkelur ligjin në asnjë sekondë të ushtrimit të punës së tyre, nuk kanë bërë asnjë përgjim. Jap mbështetjen time, të kryeministrit dhe qeverisë, ndaj çdo punonjësi që ndodhet këtu dhe deri në cepin më të largët të vendit, jo vetëm për drejtorin e policisë së shtetit e dy punonjësit”, deklaroi ministri Tahiri.


Sipas Tahirit, hapi sot ndaj Çakos, është dëshmi evidente se PD-ja është gati të bëjë gjithçka që Saliu të mbetet me gisht në gojë.

“Janë të shumtë ata që nuk duan që drejtësia të funksionojë në këtë vend, që fermeri të vuajë të mos fitojë pronën sepse sistemi është i korruptuar me gjyqtar dhe prokuror sepse dikush nuk do t’ia japë pronën. Janë 99% e shqiptarëve që duan që ky vend të jetë iu drejtë për fëmijët e tyre, ashtu siç po punojmë sot për policinë e gjeneratës tjetër.

Sot u bë shumë evidente, se ata që nuk duan reformën në drejtësi, janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të shpëtuar ata që nuk e duan reformën në drejtësi.

Opozita gjendet ngushtë, bashkë me frontin e së keqes, dhe dëshmoi se nuk e do reformën në drejtësi. Ashtu siç u kuptua se ata janë gati të bëjnë gjithçka për të mos e lënë Saliun të mbetet me gishtin në gojë”, u shpreh Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori