LAJMI I FUNDIT:

Pezullim i licencës, qortim publik e gjobë 1 mijë euro – ndëshkohen disa infermierë për shkelje të Kodit Etik

Pezullim i licencës, qortim publik e gjobë 1 mijë euro – ndëshkohen disa infermierë për shkelje të Kodit Etik
Foto: Ilustrim

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, njoftoi të enjten se ua ka pezulluar licencat përkohësisht dy infermiereve, ka gjobitur në shumën prej 1 mijë euro dy infermiereve tjera si dhe u ka shqiptuar masën e qortimit publik gjashtë infermierëve tjerë.

Vendimi thuhet se është marrë nga Këshilli Etik, pasi është zbuluar nga Prokurori i Odës se të njëjtit kanë bërë shkelje të Kodit Etik të Odës së Infermierëve të Kosovës të sanksionueshme ligjërisht.


“Të njëjtit kanë paraqitur në Odën e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë certifikata të falsifikuara për ndjekjen e edukimit të vazhdueshëm profesional me qëllim që ato të validohen dhe të përdoren për ri licencimin e tyre”, thuhet në komunikatën për media.

Prandaj, Këshilli Etik ka vlerësuar se ekziston bazë e mjaftueshme për të caktuar përgjegjësinë të njëjtave.

“Derisa, tërheqje e licencës në afat 1 vjeçar i është bërë një anëtareje të OIK, e cila me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, u ka shërbyer disa kolegeve të saja (që këtë rast kanë marrë gjoba materiale dhe qortime publike) certifikatat e falsifikuara”, bëhet e ditur tutje.

Oda po ashtu tërheqje prej tre muajsh të licencës i ka bërë edhe anëtares tjetër, e cila nuk ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorin dhe organet tjera të OIK.

Kurse, gjoba materiale prej 1 mijë euro thuhet se u janë shqiptuar infermiereve që janë larguar nga intervistat pasi janë ftuar nga Prokurori i OIK.

Kurse, atyre që kanë pranuar fajësinë, kanë bashkëpunuar me organet e OIK me qëllim të zbardhjes së të vërtetës dhe kanë shprehur pendesë për gabimin që kanë bërë, u janë shqiptuar qortime publike.

“Të njëjtëve nga OIK iu është ngritur kallëzim penal në prokurorinë përkatëse me qëllim të ndjekjes penale dhe nuk do të amnistoj asnjë person që pretendon të ri licencohet me dokumentacion të falsifikuar”.

OIK thotë se ka dhënë mundësi të vazhdueshme për anëtarët e saj që të ndjekin edukim të vazhdueshëm pa pagesë dhe që të mos kenë nevojë të bien pre e situatave të tilla.

“Po ashtu, gjatë pandemisë ka lehtësuar procedurat e ri licencimit, duke ofruar edhe ulje të pragut për ri licencim nga 100 në 80 pik”.

“OIK pa kompromis do të zbuloj dhe do të merr masa ndaj të gjithë atyre që shkelin Etikën Profesionale dhe rregullat tjera të Odës si dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi, në këtë drejtim OIK do të bashkëpunoj me të gjitha organet tjera të ndjekjes me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie shumë të shëmtuar dhe në kundërshtim me vlerat bazike të Kodit të Etikës Profesionale”.

“Organet e OIK dhe shërbimi profesional i OIK duke bërë përpjekje që shërbimet të ofrohen në mënyrë më të lehtë për anëtarët e sajë është krijuar hapësirë për kësi lloj të keqpërdorimit, duke u ballafaquar me këtë situatë OIK është e detyruar që tani e tutje certifikatat origjinale pasi të bëhet aplikimi online për ri licencim duhet të sjellën në formë fizike në mënyrë që të parandalohen dukuritë e tilla. OIK do të rishikoj të gjitha lëndët nga fillimi i procesit të ri licencimit dhe për çdo dyshim tjetër të bazuar do të merren masat më të rënda për shkelje Etike dhe Ligjore”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori