LAJMI I FUNDIT:

Petrovska-Silvestri: Bashkëpunim i shkëlqyer mes Maqedonisë dhe Italisë

Petrovska-Silvestri: Bashkëpunim i shkëlqyer mes Maqedonisë dhe Italisë

Aleatët e NATO-s, Maqedonia e Veriut dhe Italia kanë bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe intensiv të mbrojtjes, i cili zbatohet në fushën e edukimit ushtarak, zhvillimit të kapaciteteve të ushtrisë dhe pjesëmarrjes dhe kontributit të përbashkët në një sërë iniciativash dhe operacionesh, konkluduan në takimin e sotëm në Ministrinë, ministrja Sllavjanka Petrovska dhe ambasadori i Italisë në Maqedoninë e Veriut, Andrea Silvestri.

Ministrja Petrovska e falënderoi ambasadorin Silvestri për mbështetjen italiane për integrimet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në mbrojtje. U theksua bashkëpunimi i shkëlqyer i pjesëtarëve të ushtrive të dy vendeve në misionin e NATO-s në Kosovë. Italia ofron mbështetje logjistike për pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë mision të Aleancës, si dhe të dy vendet bashkëpunojnë edhe në misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban, ku dy oficerë maqedonas janë pjesë e kontingjentit italian.


Në takim, Petrovska dhe Silvestri u zotuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer bilateral në mbrojtje që realizohet në fushën e bisedimeve të ekspertëve të mbrojtjes dhe trajnimeve në bashkëpunim civilo-ushtarak, logjistikë, polici ushtarake dhe siguri kibernetike. Italia këtë pranverë do të jetë një nga shtatë vendet aleate që do të marrë pjesë në stërvitjen “Sëift Response 22” në Krivollak. Të dy vendet kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të frytshëm në fushën e arsimit ushtarak, në kuadër të të cilit oficerë dhe kadetë të Armatës dërgohen në shkollat ushtarake në Itali.

Maqedonia e Veriut është gjithashtu pjesë e Konceptit të Kombeve Kornizë, të udhëhequr nga Italia, i cili mundëson sinkronizimin e përpjekjeve për të zhvilluar më shumë fusha për bashkëpunim në mbrojtje, në kontekstin e NATO-s dhe BE-së

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori