LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: Maqedonia e Veriut nga një vend në nevojë për ndihmë, është bërë vend që ofron siguri

Petrovska: Maqedonia e Veriut nga një vend në nevojë për ndihmë, është bërë vend që ofron siguri

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në një intervistë për Zërin e Amerikës është përgjigjur në pyetjet për pjesëmarrjen e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s në sistemin e sigurisë kolektive, por edhe për pjesëmarrjen e Ushtrisë në misionet në rajon.

Petrovska tha se Republika e Maqedonisë së Veriut, përveç që është pjesë e atij sistemi të sigurisë kolektive, po ashtu është e pranishëm edhe në rajon përmes pjesëmarrjes në misione, në Kosovë dhe në BeH.


“Muajin e kaluar ne në një seancë të Qeverisë morëm vendim për të rritur pjesëmarrjen e anëtarëve tanë në misionin e NATO-s në Kosovë dhe në fakt në përputhje me ato plane dhe në kuadër të dy misioneve jemi të gatshëm të marrim pjesë në aksionet që janë nën kompetencën e këtyre misioneve dhe sigurisht me qëllim që të kontribuojmë në garantimin e paqes dhe stabilitetit rajonal”, tha Petrovska.

Petrovska theksoi se në këtë mënyrë, Maqedonia e Veriut ka marrë rol të ri – nga një vend përfitues, në një vend që kontribuon në sigurinë rajonale.

“Është mirë që pjesëmarrja jonë në këto misione është vetëm një konfirmim i kërcimit që ka bërë Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe atë nga një vend që në të kaluarën është njohur si vend që kishte nevojë për ndihmë dhe mbështetje, si shtet, që sot ofron dhe jep ndihmë dhe mbështetje për vendet që kanë nevojë”, tha Petrovska.

E pyetur për stërvitjen e ushtarëve ukrainas në Maqedoninë e Veriut, ministri konfirmoi se trajnimi ka përfunduar me sukses./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori