LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: Edhe nëse ndërrohet qeveria, Marrëveshja e Prespës do të vazhdojë të jetë e vlefshme

Petrovska: Edhe nëse ndërrohet qeveria, Marrëveshja e Prespës do të vazhdojë të jetë e vlefshme

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në një deklaratë dhënë për gazetën greke “Katimerini” thotë se Marrëveshja e Prespës, me të cilën vendi mori emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”, nuk do të ndryshojë edhe kur të ndryshojë qeveria.

“Kjo marrëveshje u shënua si një nga arritjet më të rëndësishme në Ballkan në dekadat e fundit dhe jam e bindur se përveç politikës, të gjitha partitë politike, kur të jenë në gjendje të përfaqësojnë qeverinë dhe shtetin, do t’i përmbahen çfarë është rënë dakord dhe është nënshkruar”, tha Petrovska.


Duke folur për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, që u mundësua me Marrëveshjen e Prespës, Petrovska e konsideroi atë si “mburojë kundër përhapjes së krizës ukrainase në Ballkanin Perëndimor”.

“Nga këndvështrimi i sotëm, anëtarësimi në NATO për vendet e Ballkanit është ndoshta mënyra më e mirë për të garantuar se paqëndrueshmëria në Evropën Lindore nuk do të përhapet në rajonin tonë,” tha ministrja, duke shtuar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është për të mirën e Aleancës në tërësi, për aleatët individualë, por mbi të gjitha për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit”.

Petrovska tha gjithashtu se të gjithë aleatët e NATO-s pajtohen që Aleanca duhet të forcojë praninë e saj në krahun lindor.

“Është e nevojshme një situatë e re e sigurisë në kontinentin evropian,” tha ajo, duke vënë në dukje se miqësia e forcuar me Greqinë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës hapi “mundësi të pakufizuara për bashkëpunim, veçanërisht në fushën e mbrojtjes”.

“Përgjegjësinë për sigurinë e qiellit ia kemi bartur një aleati, por e kemi bërë me ndërgjegje të pastër, të bindur për kapacitetin e forcave të armatosura greke dhe gatishmërinë për të mbrojtur aleatin fqinj”, tha Petrovska për Katimerini.

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori