“Petrol-Koks”, lloji më i rrezikshëm i naftës i njohur për përmbajtje shumë të lartë të sulfurit, është duke hyrë në Kosovë pa u kontrolluar nga askush.
Ky derivat i naftës, i cili është në gjendje të ngurtë, përdoret për industri, por shquhet për vlera shumë të larta të elementeve kancerogjene.
Nga sasia e të gjitha produkteve të naftës të importuara në Kosovë, “Petrol-Koks” merr pjesë me 14 për qind të sasisë së përgjithshme.
Gazeta “Zëri” përmes një hulumtimi ka zbuluar se ky derivat i naftës po importohet në Kosovë pa iu bërë fare analiza nga institucionet kosovare, as nga Dogana e Kosovës e as nga dy ministritë përgjegjëse, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).
Këto institucione ia kanë hedhur fajin njëra-tjetrës rreth mungesës së analizave për këtë produkt, i cili sipas njohësve të ambientit dhe kimistëve kur digjet liron sasi të sulfurit jashtë standardeve të lejuara.
Për më tepër, nga Dogana e Kosovës kanë ngritur edhe dyshime për mungesën e bazës ligjore mbi importin e këtij produkti, emri i të cilit nuk figuron fare në Udhëzimin e fundit të MTI-së mbi cilësinë e naftës.
Nga ana tjetër, pavarësisht mungesës së kontrollit dhe me gjithë rrezikshmërinë e lartë për shëndetin, ky produkt është duke u importuar me të madhe në Kosovë.
Sipas Doganave të Kosovës, brenda një viti në Kosovë futen mesatarisht mbi 100 mijë tonë të këtij lloji të naftës.
Në bazë të hulumtimit, gazeta “Zëri” ka gjetur se në Kosovë “Petrol-Koks”-in kryesisht e përdorin fabrikat e blloqeve (tullave) për pjekje, fabrikat e çimentos dhe furrnaltat për shkrirjen e metaleve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit