LAJMI I FUNDIT:

Petrol Company ia dorëzon çelësat fituesit të banesës, Xhevdet Ramajt nga Drenasi 

Petrol Company ia dorëzon çelësat fituesit të banesës, Xhevdet Ramajt nga Drenasi 

Petrol Company për gjatë gjithë vitit zhvilloi lojën shpërblyese ku dhuroi qindra shpërblime për çdo muaj për klientët e saj.

Premia e gjithë kësaj loje ishte banesë e premtuar për fundvit nga Petrol Company.Pikërisht në festat e fundvitit 48-të shpërblime u dhuruan për klientët e Petrol Company bashkë me preminë e kësaj loje që ishin çelësat e banesës për fituesin Xhevdet Ramaj nga Drenasi.

Çelësat u dhuruan nga Kryetari i Organizatës “Konsumatori” Selatin Kaqaniku në prani të pronarit të Petrol Company, Shkelzen Jusaj.

Urime të ndryshme u drejtuan për pronarin dhe stafin punues të Petrol Company nga fituesi i banesës Xhevdet Ramaj, duke falënderuar për korrektësinë që ka kjo kompani transparencën dhe humanizmin qe ka treguar.

Vlen të përmendet që për festat e fundvitit në Petrol Company, të gjithë klientët e anëtarësuar me Vip Card përfitojnë 8 CENT zbritje deri më datën 2 janar 2022.

Artikull i sponzorizuar