Petir: BE-ja me standarde të dyfishta ndaj Maqedonisë për kontestin e emrit
Deputetja kroate në Parlamentin Evroian, Marijana Petir kritikon qasjen e Greqisë ndaj Maqedonisë lidhur me kontestin e emrit. Në një intervistë për një medium kroat, Petir ka thënë se edhe po ta ndryshojë Maqedonia Kushtetutën, Greqia do të kërkojë edhe më shumë.
Petir fajin për këtë pozicionim të favorshëm të Greqisë ndaj Maqedonisë e sheh tek Bashkimi Evropian i cili nuk duhej të ketë lejuar aq shumë ndërhyrje të Greqisë në Maqedoni. Petir ka thënë se qytetarët janë ata që duhet të vendosin se si do të quhet ose nëse do të ndryshohet emri i shtetit të tyre e jo politikanët.
“Është e qartë se grekët nuk duan marrëveshje, por duan që një shteti bashkëkohor dhe demokratik t’ia marrin identitetin. Nëse vazhdojnë presionet ndaj Maqedonisë, do ketë destabilizim të rajonit. Mendoj se Maqedonia asnjëherë nuk duhej që të ishte sjellë në këtë pozitë dhe këtu një pjesë të përgjegjësisë e ka edhe Bashkimi Evropian pasi në çështjen e Maqedonisë tregoi standarde të dyfishta dhe e lejoi Greqinë që ta shfrytëzojë dhe keqpërdor Maqedoninë”, ka thënë eurodeputetja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251