LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarit serb, Petar Petkoviqit i lejohet hyrja në Kosovë

Zyrtarit serb, Petar Petkoviqit i lejohet hyrja në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka aprovuar kërkesën e të ashtuquajturës Zyre Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për lejim të hyrjes në Republikën e Kosovës të zyrtarit serb, Petar Petkoviq, për datat 16-17 mars 2021.

Në njoftim thuhet se kërkesa është bërë bazuar në Marrëveshjen për vizitat zyrtare të nënshkruar në Bruksel, më 2014.


“MPJD e Republikës së Kosovës kërkon që gjatë kësaj vizite të respektohet protokolli dhe agjenda nga ana e z. Petkoviq, si dhe të përmbahet nga deklaratat politike, gjuha nxitëse dhe nga retorikat kundër shtetit të Kosovës. Mosrespektimi i agjendës dhe deklaratat politike kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës do të ndikojnë në refuzimin e vizitave të tjera nga Serbia”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/