Të inspiruar nga paraqitja e fundit e Spears si sekretaresh në komedinë “How I Met Your Mother”, presidenti i PETA-s, Ingrid Newkirk i ka bërë një ofertë të shkruar këngëtares, duke thënë se kjo nuk është shaka e datës 1 prill.

“Pasi që pamë paraqitjen tuaj të shkëlqyeshme në ‘How I Met Your Mother’, PETA do të dëshironte të ju ofronte një punë të vërtetë si recepsioniste. Kjo mund të jetë për më pak se një orë dhe do të shihni edhe nga brenda se pse jemi aq të shqetësuar rreth rasteve që mbajnë gëzof lëkure dhe për qentë dhe macet e pashtëpi. Si falënderim për gatishmërinë tuaj të mësoni dhe ndihmoni, do të dhurojmë 1000 dollarë në bamirësi të fëmijëve”, shkruhet në letrën e PETA-s dërguar këngëtares.