LAJMI I FUNDIT:

Pësoi lëndime serioze në tru derisa ishte në pishinë – familja e 10-vjeçarit nga Nevada dëmshpërblehet me 49 milionë dollarë

Pësoi lëndime serioze në tru derisa ishte në pishinë – familja e 10-vjeçarit nga Nevada dëmshpërblehet me 49 milionë dollarë

Familjarët e djaloshit 10-vjeç që kishte pësuar lëndime të rënda trupore kur për pak sa nuk u mbyt në një pishinë në Nevada të SHBA-ve, janë dëmshpërblyer me 49 milionë dollarë.

Leland Garnder kishte pësuar lëndime në tru, pasi qëndroi nën ujë për një “kohë të gjatë” në pishinën Cowabunga Bay në maj të vitit 2015, transmeton Telegrafi.


Padia civile e ngritur nga prindërit Peter dhe Christian Gardner, thotë se nuk kishte mjaftueshëm shpëtimtarë në detyrë në pishinë derisa Leland po qëndronte nën ujë. Ai asokohe ishte vetëm 6-vjeç.

Prindërit e tij që janë nga Hendersoni, pretendojnë se Leland ka qëndruar për disa javë në spital si rezultat i dëmeve neurologjike. E deri më tani ata i kanë shpenzuar 900 mijë dollarë në mjekimin e tij, kurse mjekët kanë bërë të ditur se kjo kosto mund të rritet nga 40 deri në 59 milionë dollarë për ta mbajtur tutje në jetë.

Donald Campbell, avokati i familjes Gardner, pretendon se shpëtimtarët në pishinë gjatë vitit 2014 është dashur të jenë të paktën gjashtë, e më vonë është konstatuar sipas institucioneve kompetente në Nevada, që të paktën 17 shpëtimtarë është dashur të jenë në detyrë.

E pas hetimeve, autoritetet lokale kanë zbuluar se menaxhmenti i pishinës në atë ditë nuk e ka pasur as edhe një shpëtimtar me kualifikim adekuat. Kështu është urdhëruar nga gjykata që familjes të dëmshpërblehet me 49 milionë dollarë. /Telegrafi/