LAJMI I FUNDIT:

Peskov: Zgjedhjet në Rusi as nuk duhet të mbahen, Putini me siguri do të fitonte

Peskov: Zgjedhjet në Rusi as nuk duhet të mbahen, Putini me siguri do të fitonte

Presidenti rus Vladimir Putin mund të vendosë të mos mbajë zgjedhje presidenciale vitin e ardhshëm, sepse do të fitojë “qartësisht”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Putin pritet të shpallë kandidaturën për një mandat të gjashtë presidencial. Ndryshimet kushtetuese të paraluftës i lejojnë atij të qëndrojë president deri në vitin 2036.


“Edhe pse zgjedhjet janë një kusht i demokracisë dhe vetë Putini vendosi t’i mbajë ato, teorikisht është e mundur që të mos mbahen. Sepse tashmë është e qartë se Putini do të zgjidhet”, tha Peskov për faqen ruse të lajmeve RBC.

Peskov foli për RBC pasi kishte pohuar për New York Times se Putini do të fitonte me 90 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

“Zgjedhjet tona presidenciale nuk janë në të vërtetë një demokraci, ato janë një burokraci e shtrenjtë. Putini do të rizgjedhet vitin e ardhshëm me më shumë se 90 për qind të votave”, tha Peskov.

Ky i fundit më vonë pretendoi se ishte cituar gabimisht, por theksoi për RBC se parashikimi i tij për fitoren e madhe të Putinit “bazohet në nivelin e konsolidimit të shoqërisë” rreth liderit rus.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Rusisë janë planifikuar për më 17 mars të vitit 2024. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori