LAJMI I FUNDIT:

”Peshku kalbet nga koka, jo nga bishti” (Video)

”Peshku kalbet nga koka, jo nga bishti” (Video)

Pas ndryshimit të pothuajse gjithë udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së, nuk pushojnë reagimet e partive politike dhe të publikut në lidhje me përzgjedhjen e funksionarëve të rinj partiak në Komitetin Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së. Nga partia OBRM-Popullore shprehen se, përderisa Nikolla Gruevski nuk largohet nga pozita e liderit të partisë, OBRM-PDUKM nuk do të demokratizohet.

“Peshku kalbet nga koka, e jo nga bishti. Pra, përderisa koka është në krye, kjo do të thotë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim, por as edhe demokratizim të OBRM-PDUKM-së. Dhe derisa në krye të OBRM-PDUKM-së është Nikolla Gruevski, kjo do të thotë se kjo parti një kohë të gjatë do të jetë në opozitë në skenën politike të Maqedonisë”, u shpreh Sllobodan Blliznakovski, nga OBRM-Partia Popullore.


Në rrjetet sociale, më së shumit “pluhur” ngriti emërimi i aktivistit Bogdan Ilievski për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së. Ilievski ishte një ndër organizatorët e nismës “Për Maqedoni të përbashkët” që protestonte kundër deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, apo siç e quanin ata – “Platformës së Tiranës”. Disa nga komentuesit e rrjeteve sociale theksonin se Ilievski në këto protesta, veten e prezantonte si një patriot të pavarur, por tani del se ai, në këtë mënyrë e paska fituar vendin në kreun e OBRM-PDUKM-së. TV21 kërkoi qëndrim prej tij, ndërsa ai përmes një SMS porosie na u përgjigj shkurt se emërimi i tij për anëtar të Komitetit Ekzekutiv , për të paraqet nderim të madh, por edhe obligim dhe përgjegjësi.

“Sepse jemi në anën e drejtë, sepse e mbrojmë të mirën, ndërsa e mira duhet të fitojë dhe do të fitojë”, tha Bogdan Ilievski.

Ndryshimet kadrovike në OBRM-PDUKM i komentoi edhe partia në pushtet Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë. Për ta është e pakuptueshme se si një njeri që si kryeministër ka sunduar 10 vjet dhe – siç thonë – i ka kapur institucionet e vendit, tani po flet për vlera demokratike.

“Çdo grim i tillë që bëhet brenda natës, nuk do të sjellë deri te demokratizimi i OBRM-PDUKM-së. Atje nevojiten reforma të mëdha. Këtë qytetarët e dinë, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në tetor, LSDM-ja do të korr një fitore të madhe”, tha Bllagoj Boçvarski, nga LSDM.

Përndryshe, në krye të partisë më nuk janë Sasho Mijallkov, Vlladimir Peshevski, Emill Dimitriev, Gordana Jankullovska, Mille Janakievski dhe Martin Protugjer. Kundër tyre, PSP ka ngritur akuza për shkak të dyshimit se e kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare. Këto ndryshime në Komitetin Ekzekutiv të partisë, lideri i partisë Nikolla Gruevski i paralajmëroi pas zgjedhjeve parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori